Platforma Plus1500.com lindi si një nismë individuale e sipërmarrësit Dritan Gremi, me qëllim lidhjen e punëdhënësve dhe punëmarrësve shqiptarë në një portal, që promovon dhe bën të njohura mundësitë e punësimit që ofrohen në vend, me paga të konsideruara të mira dhe kushte pune të favorshme.
Si një emigrant i kthyer në vendlindje për të dhënë kontributin e tij kryesisht në sektorin e turizmit dentar, por edhe në sipërmarrje të tjera, Gremi synon që të nxisë dhe të inkurajojë të tjerë shqiptarë ta shohin vendin e tyre si alternativën e parë të të jetuarit.