Pergjegjes laboratori dentar

Kohë e plote1 javë më parë
Detaje të pozicionit

Kompania Gremi Clinic, lider ne fushen e turizmit dentar, kerkon te punesoje nje Pergjegjes Laboratori Dentar, qe te plotesoje kriteret e meposhtme: 

• Te zoteroje “Leje per ushtrimin e profesionit laborant dentar” nga Urdhri I Infermierit te Shqiperise 
• Te kete eksperience pune te konsiderueshme pas diplomimit 
• Te zoteroje gjuhen angleze/italiane si ne forme bisedore dhe stomatologjike 
• Deshire dhe kembengulje per te studiuar dhe per formim te metejshem profesional 
• Kompetence ne zbatimin e te gjitha etapave laboratorike tradicionale dhe dixhitale per te gjitha llojet e punimeve protetike fikse, te levizshme, ose te kombinuara, si mbi dhembe dhe mbi implante 
• Aftesi pune ne ekip 
• Aftesi organizative per krijimin e nje ambienti ne laborator i cili nxit punen, permiresimin e vazhdueshem te cilesise se punimeve protetike, ose pergatitjen e strategjive per kete qellim 
• Aftesi ne motivimin, instruktimin e vazhdueshem te personelit te laboratorit ne lidhje me punen dhe formimin e metejshem profesional ose pergatitjen e strategjive per kete qellim 
• Aftesi ne evidentimin, perthithjen, manaxhimin e burimeve njerezore ose berjen e strategjive per kete qellim 
• Aftesi parashikuese e parandaluese te problemeve te cfaredolloj natyre ne laborator dhe propozimin per marrjen e masave perkatese ne kohe, ose percaktimi dhe propozimi i strategjive per evidentimin dhe trajtimin e tyre sa me heret qe te jete e mundur 
• Aftesi ne evidentimin, zgjidhjen e pengesave gjate punes dhe me zgjidhjet qe jep te ofroje ecurine e metejshme te etapave te punes laboratorike 
• Te jete shembull personal per cilesine e punimeve 


Cfare ofrojme: 

• Kohezgjatja e punes: 32 ore/jave 
• Pushim: 2.5 dite/jave (fundjava) 
• Dreka e ofruar nga kompania 
• Pushime vjetore: 4 jave/vit 
• Mundesi trajnimi, rritje profesionale 
• Ambientet e punes ndodhen prane qendres se Tiranes 
• Paga +1500 euro/muaj

 

plus1500.com - Kthehu puno në Shqipëri

Abonohu për këshilla
dhe udhëzime profesionale në email-in tuaj.

plus1500.com - Kthehu puno në Shqipëri